Gjilani fiton ndaj Malishevës, Prishtina s`fiton në Ferizaj
Uran Krasniqi/RTKLive
Gjilani e ka mposhtur Malishevën në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndërsa Prishtina nuk ka arritur të marrë më shumë se sa një pikë në ballafaqim me ekipin e sapoinkuadruar në elitë, atë të Ferizajt.
Gjilani ka realizuar fitore me rezultat minimal 1-0.
Gjilanasit realizuan në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë me Theophilus Solomon, derisa gjatë pjesës së parë humbën një penallti. Ndeshje u ndërpre për disa minuta si pasojë e shiut dhe shtrëngatës.
Ferizaji dhe Prishtina mbajtën portat të paprekura. Loja është ndërprerë pvr më shumë se sa pesëmbëdhjetë minuta meqë gjyqtari nuk arrinte të vendoste për një situatë se a ishte penallti apo jo, ku megjithatë në fund u përcaktua se nuk kishte penallti.
Sot gjithashtu zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Ballkanit dhe Drenicës.























