Newcastle dhe City barazojnë në një ndeshje dramatike
BKT
Sport

Newcastle dhe City barazojnë në një ndeshje dramatike

Uran Krasniqi/RTKLive

Një ndeshje dramatike është zhvilluar sot në " St James` Park". Aktorë kanë qenë Newcastle United dhe Manchester City. Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 3-3.

Të parët në epërsi kanë kaluar City me golin e Gundogan në minutën e pestë, por pastaj ekipi i Pep Guardiolës ka heshtur gjatë. Ka qenë radha e Newcastle, që ka barazuar, ka krijuar epërsi dhe e ka thelluar atë. 

Almiron, Wilson dhe Trippier kanë realizuar golat duke e bërë rezultatin 3-1 në favor të Newcastle. 

Ndërkohë ka filluar rikthimi i Cityt. Fillimisht Haaland e ka ngushtësuar epërsinë dhe pastaj Silva e ka barazuar rezultatin.