Ballkani nis me fitore mbrojtjen e titullit
BKT
Sport

Ballkani nis me fitore mbrojtjen e titullit

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani e ka nisur me fitore edicionin e ri të Superligës në futboll. Kjo pasi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Drenicës.

Suharekasit kanë fituar me rezultat minimal 1-0. 

Goli i vetëm në ndeshje ishte ai i Kuc në minutën e 44-tërt.

Kjo do të duhej të ishte ndeshja e dytë e Ballkanit, pasi sipas agjendës ndeshja e parë ishte me Malishevën, por ajo ndeshje ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së suharekasve në garat evropiane, përkatësisht në Conference League.

Ballkani të enjten që vjen ndeshet me Shkupin në "play off" dhe ka mundësi të bëhet klubi i parë kosovar që hyn në grupe të një kupe evropiane, pasi ndeshjen e parë në Shkup e ka fituar me rezultat 2-1.