09:55 / 22.08.2022
Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdare
F.Sertolli / RTKlive.com
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare në faqen e sajë zyrtare ka bërë të ditur se kolonat në Merdare janë deri në 1 mijë e 200 metra për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare, në këtë pikë kufitare, për të dalë nga Kosova qytetarët po presin deri në një orë e 40 minuta.
Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në një orë ka edhe në pikat kufitare Dheu i Bardhë.























