Molliqaj: Dialogu i mbyllur, rrezik përtej dialogut
BKT
Lajme

Molliqaj: Dialogu i mbyllur, rrezik përtej dialogut

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kreu i PSD-së është shfaqur kritik duke thënë se nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka drejtuar kritika karshi kryeministrit Albin Kurti për siç ka thënë jo transparencë rreth dialogut me Serbinë. Në një postim në Facebook, ish- bashkëpartiaku i Kurtit ka shkruar se dialogu i mbyllur është rrezik përtej dialogut. “Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog. Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.

Pa platformë të miratuar në Kuvend. Pa raportim në Kuvend. Pa dialog me shoqërinë civile”, ka shkruar Molliqaj. Tutje ai ka thënë se një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur sipas tij nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme