Lajçak dhe Eskobar këtë javë në Prishtinë dhe Beograd
BKT
Lajme

Lajçak dhe Eskobar këtë javë në Prishtinë dhe Beograd

Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajҫak si dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin, merret vesh nga burimet mirë të informuara në Bruksel.

Vizita e zyrtarëve të lartë evropian dhe amerikan, sipas të gjitha gjasave, realizohet gjatë kësaj jave, dhe vjen pas dështimit të bisedave të javës së kaluar në nivel të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit Serb ku palët nuk ia dolën të dakrodohen në lidhje me zgjidhjen e cila do evitonte eskalimin e situatës në veri në fund të këtij muaji.

Siç merret vesh, Lajҫak dhe Escobar do mëtojnë përafrimin e qëndrimeve të palëve në mënyrë që zgjidhja të gjendet më së largu me 31 gusht.

Ishte menduar që këtë javë në Bruksel të takohen kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia në mënyrë që të vazhdohen bisedat në lidhje me zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës sa i përket lëshimit të dokumenteve hyrëse dhe dalëse për shtetasit serb si dhe targave të automjeteve, por duket se ky takim do realizohet vetëm pas vizitës së Lajҫakut dhe Escobarit në kryeqytetin kosovar dhe atë serb dhe do varet nga suksesi që këta dy do e arrijnë gjatë bisedave me palët.


MË SHUME NGA Lajme