203 të infektuar me Covid- 19 në 24 orët e fundit
BKT
FOTO: Ministria e Shëndetësisë
Lajme

203 të infektuar me Covid- 19 në 24 orët e fundit

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar në 24 orët e fundit nga ky virus derisa janë mbi 3 mijë raste aktive në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh mbi gjendjen me Covid-19 në vend.

Sipas raportit në Kosovë janë shënuar 203 raste të reja të infeksionit me Covid-19 nga 632 testime sa janë bërë në total derisa janë shëruar 393 perona. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga virusi ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 195.

Në raportin e fundit të Ministrisë shihet se asnjë i vaksinuar nuk është regjistruar në 24 orët e fundit.

Në Kosovë deri tash me dozën e parë janë vaksinuar 904. 083 persona, me dozën e dytë mbi 824. 416 perona, me atë të tretë 104. 896 ndërsa me dozën e katërt vetëm 1.659 persona.

 


MË SHUME NGA Lajme