Delawie: Serbia është kërcënim për paqen, jo Kosova
BKT
Foto: Ambasada Amerikane
Lajme

Delawie: Serbia është kërcënim për paqen, jo Kosova

F.Sertolli / RTKlive.com

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se “Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova”.

Greg Delawie në një postim në Twitter, ka shkruar se “NATO do ta bëjë punën e saj”, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes nga Serbia.

“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme