7-vjeçari nga Gjakova vdiq për shkak të kontaktit me rrymën
BKT
Lajme

7-vjeçari nga Gjakova vdiq për shkak të kontaktit me rrymën

RTK

Një 7-vjeçar ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij.

Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull dyshohet se si pasojë e kontaktit me energji elektrike ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


MË SHUME NGA Lajme