Bie nga lartësia, vdes 28 vjeçari në Prishtinë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajme

Bie nga lartësia, vdes 28 vjeçari në Prishtinë

Valmira Saraçi Sahatçiu

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti tha se viktima nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë në QKUK. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

Një 28 vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga lartësia në rrugën "Holger Pedersen" në Prishtinë .

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën "Holger Pedersen" në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, ka thënë për RTK-live zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme