Barcelona dhe Chelsea bien dakord për Aubameyang!
BKT
Sport

Barcelona dhe Chelsea bien dakord për Aubameyang!

B. Halimi / RTKlive

Pierre-Emerick Aubameyang rikthehet në Premierligë pas gjashtë muajsh dhe sërish në Londër, pasi Barcelona dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij.

Burimi më i besuar katalanas “Relevo” publikoi të gjitha detajet e transferimit. Chelsea do të paguajë 22+5 milionë euro për Aubameyang dhe Barcelona nuk mundi ta refuzojë një ofertë të tillë për një lojtar që e mori falas në afatin kalimtar të dimrit.

Aubameyang pati paraqitje të mirë te Barcelona dhe shënoi 13 gola në 22 ndeshje, por ardhja e Robert Lewandowskit gjatë kësaj vere bëri që Aubameyang ta humbë vendin e titullarit, teksa klubi katalanas kishte nevojë për para për shkak të krizës financiare.

Gjithashtu për Aubameyang kjo është një mundësi e mirë për të punuar sërish me Thomas Tuchel, pasi të dy kishin periudhë shumë të mirë së bashku te Borussia Dortmund. Futbollisti nga Gaboni do të marrë një pagë më të lartë se ajo që kishte deri tani në Barcelonë.