Kosova merr pjesë në Kampionatin ballkanik në pingpong
BKT
Sport

Kosova merr pjesë në Kampionatin ballkanik në pingpong

RTKlive

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nga data 23 deri më 27 gusht, do të mbahet Kampionati Ballkanik për senior/e.

Në kategorinë e femrave Kosova do të përfaqësohet nga Linda Zeqiri, Shega Hashani, Alma Mehmeti dhe trajneri Jeton Azizi, kurse në kategorinë e meshkujve Kosovën do ta përfaqësojnë Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari dhe trajneri Dardan Imami. Udhëheqës i delegacionit dhe delegat në kongresin e Unionit Ballkanik do të jetë Ridvan Hashani, anëtar i Bordit Ekzekutiv të FPPK-se.

Sipas njoftimit të Federatës së pingpongut duke pasur parasysh paraqitjet e mira në kampionatet e kaluara, edhe këtë herë shpresohet në rezultate të mira.