Moti sot kryesisht i freskët dhe me shi
BKT
Lajme

Moti sot kryesisht i freskët dhe me shi

RTKlive

Edhe kjo javë do të jetë kryesisht me mot të ndryshueshëm, e freskët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës fushat  me presion të ulët të cilat e kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë kësaj jave, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm.

Pjesët e para të ditës, zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës, rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavën e kaluar dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluara me reshje breshëri.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.


MË SHUME NGA Lajme