11:16 / 23.08.2022
KDI publikon analizën “Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa mbrapa”
Valjeta Shala / RTK
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka mbajtur sot konferencën për media, ku është bërë publikimi i analizës me titull “Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa mbrapa”.
Në këtë analizë sipas KDI-së janë trajtuar zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, duke përfshirë edhe takimin e 18 gushtit.
Violeta Haxholli nga ky institut ka kërkuar nga Qeveria që të hartojë një raport gjithëpërfshirës të zbatimit të marrëveshjeve dhe ai të ndahet me publikun dhe kuvendin.
Raporti i plotë i KDI-së "Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa mbrapa"























