LDK shpalos 10 pikat e përballimit të krizës energjetike
BKT
Foto: Venera Xhoxhaj / RTK
Lajme

LDK shpalos 10 pikat e përballimit të krizës energjetike

Venera Xhoxhaj / RTK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur 10 pikat për të përballuar krizën e energjisë elektrike. Në një konferencë për media planin dhjetë pikësh e kanë shpalosur deputetët Hykmete Bajrami dhe Besjan Mustafa.

Ky i fundit ka thënë se në prag të dimrit qeveria nuk ka bërë asnjë lëvizje në të mirë të qytetarëve.

Ndërsa Hykmete Bajrami ka thënë se është e paprecendent që të kemi reduktime në muajin gusht dhe theksoi se nuk po respektohet as orari 6 me 2.

Dhjetë pikëshi i LDK-së për përballimin e krizës energjetike është si vijon:

- Të bëhet pagesa e mënjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milionë euro

- Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A

- Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët

- Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë

- Negociimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji

- Zbritja e TVSH-së nga 8 përqind në 0 përqind për faturat e energjisë

- Largimi i tarifave diskrimunuese të ZRRE-së

- Themelimi i Bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri

- Përgatitja e strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative

- Pako e re e subvencionimit energjetik për qytetarët


MË SHUME NGA Lajme