Shala: Gjeneratori ka prodhuar elektricitet në mungesë të energjisë
BKT
Foto: Edon Shallci / RTK
Lajme

Shala: Gjeneratori ka prodhuar elektricitet në mungesë të energjisë

RTKlive

(E plotësuar) Behar Shala, zëvendës i shefit të ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve është deklaruar për gjeneratorin i cili është djegur pranë ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Ai në një paraqitje para gazetarëve tha se nuk ka të lënduar nga ky rast, teksa tha se është lokalizuar zjarri me ndihmën e ekipit të tij.

Ai tha se një nga arsyet që mund të ketë ndodhur kjo për shkak se gjeneratori ka qenë duke prodhuar elektricitet në mungesë të energjisë elektrike dhe se nuk është rasti i vetëm që ndodh kjo.

Shala shtoi se e kanë ndalur rrjedhjen e rezervuarit të naftës së këtij gjeneratori.

“Ne mundemi me theksu që lajmi na është dhënë në ora 11:30 minuta te ministria e Infrastrukturës, por gjatë rrugës na është ndryshuar adresa ku jemi tash për momentin. Rreziku më i madh na paraqitet shumë shpesh elektriciteti dhe vet gjeneratorët janë prodhues të saj, është vështirë me ndalë që është i aktivizuar me ndihmën e disa punëtorëve ne e kyçim. Për momenti kemi rrjedhje të rezervuarit të naftës, e kemi ndalë rrjedhjen dhe presim me ardhur një material”, tha ai para gazetarëve.

Zjarri përfshiu gjeneratorin tek Ministria e Infrastrukturës

11:59 / 23.08.2022

Një zjarr i madh ka përfshirë gjeneratorin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë, i cili ndodhet afër ndërtesës së ish-Gërmisë.

Zjarri ndodhi në kohën kur në këtë pjesë nuk kishte energji elektrike. Ekipet e zjarrëfikësve kanë reaguar me urgjencë dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe ta eliminojnë rrezikun.

Si pasojë e zjarrit është djegur gjeneratori dhe ka pasur rrjedhje të madhe të naftit, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme të veturave në afërsi të gjeneratorit.


MË SHUME NGA Lajme