Përfundon takimi i Escobarit me liderët e subjekteve politike
BKT
Elmina Osmani/RTK
Lajme

Përfundon takimi i Escobarit me liderët e subjekteve politike

Elmina Osmani/ RTKlive

(E plotësuar) Para pak minutash ka përfunduar takimi në rezidencën e ambasadorit amerikan, Hovenier.

Ka përfunduar takimi i emisarit special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar  me liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së e Ramush Haradinajn e AAK-së. Askush nuk është deklaruar para mediave pas takimit.

Ky takim ka zgjatur më shumë se dy orë në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Fillon takimi i Escobarit me liderët e subjekteve politike

Në takim kanë ardhur të tre liderët opozitarë: Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Përfundon takimi Osmani-Escobar

(E plotësuar 18:30) Takimi mes Emisarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe Presidentes Vjosa Osmani ka përfunduar.

Takimi është mbajtur i mbyllur dhe nuk ka pasur deklarime për media.

Ecobar është nisur për në Rezidencën e ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Nis takimi Osmani-Escobar

Elmina Osmani/ RTK

Takimi në presidencë ka nisur në ora 16 e 30 dhe ende nuk dihet nëse pas takimit do të ketë deklarime për media.

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar ka arritur në Presidencë ku po zhvillon takim me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani. Në takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosove, Jeffrey Hovenier.

Ndërkohë në darkë, emisari special i Shteteve të Bashkuara do t’i presë liderët e partive opozitare në rezidencën amerikane në Prishtinë. Në Kosovë do të vijë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Vizita e tyre në Kosovë vjen pak ditë pas takimit të fundit që kishin krerët nga Kosova e Serbia në Bruksel dhe pak kohë para se të nisë zbatimi i marrëveshjes  për targat e automjeteve dhe fletë-deklarimet në kufi të paralajmëruar për 1 shtator.

 


MË SHUME NGA Lajme