Seminari në ditët e fundit - Video
Besjana Mulaj / RTK
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka hyrë në javën e dytë, ku çdo ditë ka publikime të punimeve shkencore që i trajtojnë përparësitë dhe sfidat që ka gjuha shqipe.
Në mesin e më shumë se 100 pjesëmarrësve është edhe albanologu bullgar, Anton Pençev, studiuesi i gjuhëve ballkanike, i cili është pjesëmarrës i rregullt i këtij aktiviteti që nga viti 2005.
Ka më shumë se një dekadë që Anton Panchev nga Bullgaria është pjesëmarrës i rregullt i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ai kujton vitin 2005 kur erdhi për herë të parë në këtë seminar si student, madje thotë se falë këtij aktiviteti ai mori titullin profesor i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Sofjes.
“Falë seminarit unë u bëra studiues dhe profesor shpesh po vij, vitin e kaluar nuk isha dhe më munguan punimet e seminarit sepse niveli është shumë i lartë dhe ka studiues dhe albanolog nga e tërë bota ku po zhvillohet Ballkanistika, pra është një përvojë shumë e mirë për mua”, ka thënë Panchev.
Panchev thotë se në departamentin e Ballkanistikës në Bullgari çdo vit po shtohet interesimi i studentëve për ta mësuar gjuhën shqipe, ndërsa seminari ju ndihmon që të përafrohen edhe më
shumë me kulturën dhe traditën shqiptare.
“15 student janë, dhe për një vend të vogël si Bullgaria ky është një numër i lartë dhe ata vazhdimisht interesohen edhe për zhvillimet që ndodhin këtu, dhe me kënaqësi vijnë edhe në seminar dhe ju pëlqen shumë mikpritja dhe tradita shqiptare”, ka shtuar ai.
Punimet e edicionit të 40-të të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të zgjasin deri më 26 gusht.























