Dita e pavarësisë së Ukrainës
Rtklive
Në Fokus

Dita e pavarësisë së Ukrainës

RTKlive

Më 24 gusht, ukrainasit festojnë Ditën e Pavarësisë – festë që shënon shpalljen e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, më 1991.

 Këtë vit,  kjo festë shënohet gjashtë muaj pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Duke folur gjatë një fjalimi kombëtar të martën mbrëma, presidenti Volodymir Zelensky tha se sot është një ditë e rëndësishme për kombin, por edhe për armikun.

Ai theksoi se do të jenë në vigjilencë për provokime të mundshme. Zelensky njoftoi se janë ndaluar të gjitha tubimet në Kiev, pasi zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas paralajmërojnë se Rusia po përgatitet të sulmojë edhe një herë kryeqytetin.

 


MË SHUME NGA Në Fokus