Në “Lajmet e Fundit” intervistë me Arbërie Nagavcin, ministre e Arsimit
RTKlive
Do të ketë grevë në arsim të thirrur nga SBASHK-u apo Ministria e Arsimit do t’ia dalë të bindë sindikalistët që procesi mësimor të fillojë me 1 shtator?
Në fakt kësaj pyetje dhe shumë të tjerave lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/23, pritët t’u japë përgjigje ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
E ftuar në magazinën informative “Lajmet e Fundit” që fillon në orën 22:30 në RTK1 e RTK3, ministrja Nagavci pritet të japë edhe shumë sqarime sa i përket situatës në arsim.
Ajo sot gjatë ditës deklaroi se kërkesat e SBASHK-ut janë të paarsyeshme, duke shtuar se me projektligjin për pagat, është parashikuar rritje edhe në këtë sektor.
Por në anën tjetër, sindikalistët kërkojnë që së paku deri në votimin e projektligjit, mësimdhënësit të paguhen me nga 100 euro shtesë.
Sidoqoftë, për këto dhe shumë tema të tjera, do të flasë sonte në intervistë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Magazina informative “Lajmet e Fundit” transmetohet nga e hëna në të premten me fillim në orën 22:30 në RTK1 dhe RTK3.























