09:38 / 25.08.2022
Çitaku: Audienca e Kosovës në dialog është Uashingtoni e jo Vuçiqi
F.Sertolli / RTKlive.com
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku përmes faqës së saj Facebook ka shkruar se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, nuk është Aleksandër Vuçiqi, por Uashingtoni.
Tutje ka shkruar Çitaku Kosova duhet të bindë Uashingtonin që është serioze dhe e përgatitur.
“Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO. Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër”, ka shkruar Çitaku.
Tek e fundit, sipas saj, Serbia nuk është pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as në Vjenë (marrëveshje e cila na e solli pavarësinë.























