Guardiola dhe Xavi komentojnë transferimin e Bernardo SIlvës te Barça
BKT
Sport

Guardiola dhe Xavi komentojnë transferimin e Bernardo SIlvës te Barça

B. Halimi / RTKlive

Pep Guardiola ka konfirmuar se nuk do ta pengojë Bernardo Silvën nëse ai dëshiron të largohet nga Manchester City dhe të nënshkruajë për Barcelonën.

Mesfushori portugez ka një kontratë trevjeçare me Cityn, por pavarësisht kësaj ai ka qenë i lidhur me Barcelonën gjatë gjithë verës dhe transferimi i tij mund të kushtojë rreth 95,000,000 euro.

“Ai është lojtari ynë. Ne e duam atë këtu sepse është i rëndësishëm për ne. Por dua të them gjithashtu se nuk dua që askush këtu të jetë i pakënaqur. Nuk do të doja që ai të largohej, pasi është një futbollist i madh, por edhe një person me karakter të madh. Ai është një nga më të mirët me të cilët kam punuar. Nëse vjen një ofertë dhe Bernardo largohet, do të kemi vetë pak ditë për të reaguar në treg dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Por Bernardo e pëlqen shumë Barcelonën”, tha Guardiola.

Ai e bëri këtë deklaratë pas ndeshjes miqësore me karakter humanitar mes skuadrës së tij dhe Barcelonës, e cila u luajt në ‘Camp Nou’ dhe përfundoi 3:3.

Pas takimit, gazetarët i kërkuan edhe trajnerit të Barçës, Xavi ta komentojë ardhjen e mundshme të Silvës.

"Kush nuk e do Bernardo Silvën? Apo një si Erling Haaland apo Kevin De Bruyne? Silva merr vendime të shkëlqyera në fushë, mbron mirë topin, është shumë i mirë. City duhet të vendosë. Për momentin nuk ka asnjë lajm”, tha Xavi.

Bernardo Silva luan për Cityn që nga viti 2017. Ai luajti 254 ndeshje për “Qytetarët”, ku shënoi 49 gola dhe 51 asistime.