Escobar: Takimi me Vuçiqin ishte i vështirë dhe i gjatë
Naser Mekolli /RTKlive
(Plotësuar) Ka përfunduar takimi në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për përfundimit të takimit mes emisarëve Lajçak dhe Escobar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u deklarua edhe Ambasada SHBA-së në Beograd.
“Të vështirë dhe të gjatë” e cilësoi takimin edhe zoti Escobar. Në një postim të ambasadës amerikane në Beograd, emisari Escobar citohet të ketë thënë se e vlerëson “angazhimin e presidentit për paqen dhe qëndrueshmërinë. Do të vazhdojmë bisedimet".
Takimi i tyre i parë në Beograd ishte me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Peter Petkoviq.

Lajçak ia kujton Vuçiqit Marrëveshjen e vitit 2011, për lirinë e lëvizjes
Naser Mekolli /RTKlive
Ka përfunduar takimi në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në këtë takim ia ka përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mesazhin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.
Përmes një postimi në Twetter, Lajçak ka bërë të ditur se në këtë takim ka kërkuar edhe zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes.
“Pati një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast i përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, ka shkruar Lajçak.
Fillimisht takimi u zhvillua mes Lajçak e Vuçiq kurse më vonë takimit iu bashkua edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Përfundon takimi Lajçak-Vuçiq-Escobar
Jeton Musliu / RTKlive
Ka përfunduar takimi në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja në njërën anë dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq në anën tjetër.
Fillimisht takimi u zhvillua mes Lajçak e Vuçiq kurse më vonë takimi ishte trepalësh mes Lajçak-Vuciq e Escobar.
Siç njofton gazetarja e RTK-së nga Beogradi, Anamari Repiq, të gjitha takimet përfunduan dhe nga asnjëra nuk është dhënë ndonjë deklaratë për media.
Presidenca serbe pritet që më vonë të lëshojë një komunikatë për media. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse dyshja Lajçak e Escobar do të kane takime të tjera në Serbi me drejtues të partive politike atje, shoqëri civile apo edhe diplomatë të tjerë.
Një ditë më parë, presidenti serb, Vuciq deklaroi se Serbia është në situatë shumë të vështirë dhe me ankth e pret takimin me Lajçak e Escobar.
Nis takimi Lajçak-Vuçiq-Escobar në Beograd
Emisari evropian, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan, Gabriel Escobar, janë nisur sot rreth mesditës nga Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, drejt Beogradit, për t’u takuar me drejtuesit e shtetit serb.
Në Beograd, ata janë pritur nga drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Pas takimit me të, ata tashmë kanë shkuar në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç raportojnë mediat serbe, takimi mes Lajçak e Vuçiq tashmë ka filluar.
Takimi po mbahet në presidencën serbe dhe ka nisur rreth orës 17:00, e ku fillimisht nisi vetëm mes Lajçakut e Vuçiqt, kurse gjysmë ore më vonë, atyre u është bashkuar edhe emisari amerikan, Escobar.
Pas takimit, siç ka njoftuar zyra për shtyp e presidencës serbe, do të publikohet një deklaratë për media.
Lajçak dhe Escobar ndodhen në Serbi pasi qëndruan në Kosovë, ku kanë biseduar me drejtuesit shtetëror dhe ata opozitarë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për tagrat e automjeteve dhe dokumentet për hyrje/dalje në Kosovë.























