Ballkani mposht Shkupin dhe shkruan histori të futbollit kosovar
BKT
Sport

Ballkani mposht Shkupin dhe shkruan histori të futbollit kosovar

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani i Suharekës ka shkruar histori të klubeve kosovare në arenën evropiane të futbollit.

Kampioni kosovar i edicionit të kaluar ka depërtuar në fazën e grupeve të Conference League, që është një nga tri ligat kryesore futbollistike kontinentale. 
Ndeshja e të enjtes në Prishtinë ka përfunduar me fitoren e klubit kosovar me rezultat 1-0. 
Meriton Korenica e ka shtyrë topin drejt rrjetës pas një tollovie para portës së Shkupit. Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e nëntë kur rahoveciani ka realizuar gol, duke i dhënë Ballkanit epërsinë. 
Shkupi ka mbetur me një lojtar më pak qysh në minutën e dytë, pasi Xhelil Abdullai është  ndëshkuar me karton të kuq.
Ndeshja e sontme ishte takimi i dytë pasi ndeshjen e parë para një jave klubi kosovar e kishte fituar me rezultat 2-1. 

Ballkani në epërsi, pak minuta e ndajnë nga historia

Meriton Korenica e ka shtyrë topin drejt rrjetës pas një tollovie para portës së Shkupit.

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e shtatë kur rahoveciani ka realizuar gol, duke i dhënë Ballkanit epërsinë. 
Tashmë edhe pak minuta e ndajnë klubin suharekas nga historia. Nis ndeshja Ballkani-Shkupi, mysafirët mbesin pa një lojtar 

Ka filluar ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit, e vlefshme për "play-offin" e Conference League. Shkupi ka mbetur me një lojtar më pak qysh në minutën e dytë, pasi Xhelil Abdullai është  ndëshkuar me karton të kuq.

Ndeshja e sontme është takimi i dytë pasi ndeshjen e parë para një jave e ka fituar klubi kosovar me rezultat 2-1. Nëse Ballkani e ruan rezultatin , atëherë do të prekë historinë, duke hyrë në grupe dhe duke u bërë klubi i parë kosovar që depërton deri në atë nivel gare të kupave evropiane.

Ballkani - Shkupi, formacionet

Ballkani dhe Shkupi ballafaqohen sonte në një ndeshje të vlefshme për play-offin e Conference League. Janë publikuar tashmë edhe formacionet zyrtare.No description available.