Tahiri: Kërcënimi i grevistëve, pjesë e mendësisë arrogante e autokratike
BKT
Foto: Besnik Tahiri/ Facebook
Lajme

Tahiri: Kërcënimi i grevistëve, pjesë e mendësisë arrogante e autokratike

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar se mungesa e dialogut dhe e komunikimit të strukturuar ka rritur hendekun mes Qeverisë dhe sindikatave që po shtyn punëtorët në greva e kriza sociale.

Sipas kryetarit të deputetëve të AAK-së kërcënimi dhe shantazhimi i grevistëve është pjesë e një mendësie arrogante e autokratike, që në vend të dialogut, zgjedh përjashtimin dhe segregacionin social.

“Qëllimi i kësaj mendësie është instalimi i frikës, duke i hapur rrugë kontrollit dhe dominimit total. Kjo qasje herët a vonë do të rezultojë me një kundërshtim gjithpopullor. Përndryshe, greva si veprim sindikal është e garantuar”, ka shkruar Tahiri, të cilit postim në Facebook ia ka bashkuar edhe Ligjin për Greva.

Reagimet e opozitarëve po vijnë pas vendimit të Ministrisë së Financave se kushdo që ka vendosur të hyjë në grevë nga të punësuarit e Administratës Publike në vend, do t’u ndalet pagesa e asaj dite.


MË SHUME NGA Lajme