Dr.Gërxhaliu,njeriu që dy dekada ia kushtoi çështjes së të pagjeturve-Video
BKT
Lajme

Dr.Gërxhaliu,njeriu që dy dekada ia kushtoi çështjes së të pagjeturve-Video

Muharrem Miftari/RTKlive

Është bërë tashmë traditë që Radio Televizioni i Kosovës (RTK), të bëjë të njohur për opinionin vendor personalitete që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar në të mirë të vendit.

Në vazhdën e personaliteteve që kanë dhënë një kontribut të çmuar, duke lënë gjurmë në zhvillimin dhe përparimin e vendit, është Arsim Gërxhaliu, i cili, veçmas pas luftës së fundit në Kosovë, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë, sidomos në atë të mjekësisë ligjore duke dhënë ndihmesën në identifikimin e shumë prej njerëzve të cilët ishin vrarë e masakruar gjatë luftës në Kosovë.

Duke rrëfyer për jetëshkrimin e tij për përcaktimin e tij në fushën e profesionit që ushtron edhe sot e kësaj dite, ai bëri të ditur se ishte dëshira  prindërve të përkushtohesha në drejtimin e Mjekësisë Ligjore.

Më tej ai sqaron natyrën e punës së Mjekësisë ligjore, duke thënë ky institut njofton shkakun dhe mënyrën e vdekjes, që duhen plotësuar nga institutet tjera, vendi i ngjarjes, analizat shtesë, etj.

Tutje ai tregoi për rastin e parë të autopsisë si profesionist, të bërë pas luftës, një  aksident komunikacioni.

“Përvoja bën të veten që në një farë forme të bëhesh indiferent ndaj rastit dhe detyrohesh ta mashtrosh veten që të mos thellohesh shumë në aspektin emocional”, tha mes tjerash dr. Arsim Gërxhaliu për RTK Prime.

Dr. Gërxhaliu me emocione rrëfen për rastet e gjetjeve mortore, dhe për rivarrimin e tyre, për përjetimet e familjarëve të të pagjeturve, të cilët vuajnë shumë derisa ta gjejnë të afërmin e tyre.

Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni videon:


MË SHUME NGA Lajme