Bisedime të vështira me presidentin serb, vazhdojnë sonte pas orës 22
BKT
Lajme

Bisedime të vështira me presidentin serb, vazhdojnë sonte pas orës 22

Anamari Repiq / RTK/Beograd

Takimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me të dërguarit evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar do të vazhdojnë sonte pas orës 22:00, në kuadër të përpjekjeve që të zgjidhet mosmarrëveshja në lidhje me masat e reciprocitetit dhe targat.

Një takim më parë ishte mbajtur, pasdite në Beograd, kur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka marrë mesazhet nga përfaqësuesi evropian për dialog Mirioslav Lajçak se Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes duhet të zbatohet.

Sipas Lajçakut, takimi me Vuçiqin ishte i vështirë, por i përgjegjshëm. “I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes së vitit 2011.

Ne do t'i vazhdojmë bisedimet sonte më vonë”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit të përbashkët me të dërguarin special të Shteteve te Bashkuara Gabriel Escobar dhe presidentin serb Vuçiq.

Për Escobarin ky takim ishte i gjate dhe i vështirë. “Ne vlerësojmë angazhimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Po vazhdojmë”, tha Escobar dhe ka publikuar ambasada amerikane në Twitter. Ne anën tjetër, presidenti Vuçiq tha se po shpreson në një kompromis, dhe se do të vazhdon t'i mbron interesat e serbëve në Kosovë.

Pas takimit me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, Vuçiq tha se bisedimet nuk ishin të lehta dhe se ato do të vazhdojnë sonte. Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka porositur serbëve në Kosovë se do të vazhdon të lufton për paqe dhe stabilitet dhe për interesat kombëtare dhe shtetërore.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Serbi, Christopher Hill dhe Emmanuel Gioffre. Kjo vizitë në Beograd shihet si përpjekje për të parandaluar përshkallëzim të ri të tensioneve në veri të Kosovës, ndërkaq pyetja kryesore është cila do të jetë marrëveshja deri sa po afrohet afati 1 shtator, kur duhet të hyjnë në fuqi vendimet për reciprocitetin dhe tabelat.


MË SHUME NGA Lajme