Lajçak pas takimit në Beograd: Bisedimet do të vazhdojnë
Rtklive
Në Fokus

Lajçak pas takimit në Beograd: Bisedimet do të vazhdojnë

N. Mekolli /RTKlive.com

Ka përfunduar të enjten vonë edhe raundi i dytë i takimit në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se shpreson se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe ato do të vazhdojnë.

“Pas një raundi të dytë diskutimesh mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur, e vlerësoj takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe  përpjekjet e sinqerta për të mbështetur një zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak në Twitter, pas përfundimit të takimit.

Lajçak dhe Escobar ndodhen në Serbi pasi që qëndruan në Kosovë, ku kanë biseduar me drejtuesit shtetëror dhe ata opozitarë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për tagrat e automjeteve dhe dokumentet për hyrje/dalje në Kosovë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Në Fokus