Figo e Boban vizitojnë Kosovën gjatë tetorit
BKT
Sport

Figo e Boban vizitojnë Kosovën gjatë tetorit

Uran Krasniqi/RTKLive

Luis Figo dhe Zvonimir Boban do të qëndrojnë në Kosovë gjatë muajit tetor, ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

"Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën. Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë kosovarëve, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor. A.A", ka njoftuar Ademi.