Drejtuesit e RTSH-së vizitojnë RTK-në - Video
BKT
Lajme

Drejtuesit e RTSH-së vizitojnë RTK-në - Video

RTK

Në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës sot ka qëndruar një delegacion i Radiotelevizionit të Shqipërisë, i prirë nga drejtori i përgjithshëm i RTSH-së Enkelejd Joti dhe zëvendësi i tij Redi Neziri.

Drejtuesit e RTK-së dhe RTSH-së janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha, të cilat do të konkretizohen qysh në javën e parë të shtatorit. Ata u takuan me kryetarin e bordit, Besnik Boletini dhe menaxhmentin e RTK-së, të drejtuar nga drejtori i përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj.

Homologët e RTK-së dhe RTSH-së u pajtuan që qysh në fillim të shtatorit të nisë këmbimi i video materialeve me ngjarjet kryesore në Kosovë dhe Shqipëri. Ata po ashtu u pajtuan edhe për nisjen e procedurave për jetësimin e idesë për themelimin e një kanali të përbashkët për fëmijë.

Nga java e ardhshme fillon bashkëpunimi konkret në fushën e këmbimit të video-materialeve, RTK dhe RTSH pritet ta jetësojnë idenë për themelimin e një kanali të përbashkët për fëmijë.

 


MË SHUME NGA Lajme