Osmani e Hovenier bisedojne për sigurinë e sundimin e ligjit
Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive
Takimi në presidencë mes të parës së shtetit dhe ambasadorit amerikan është i rregullt dhe zhvillohet çdo javë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot gjatë ditës në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është bërë e ditur nga presidenca ku thuhet se të dy kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.
Në zyrën presidenciale ambasadori amerikan ishte vetëm tri ditë më herët, por atë të martë shoqëroi emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që zhvilloi takime të nivelit të lartë në Kosovë, në tentim për të gjetur një zgjidhje para datës 1 shtator, kur pritet të nisë zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet.























