08:52 / 27.08.2022
Moti në Kosovë
RTKLive
Sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjellura me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes!
























