Nika thotë se nga Podujeva do të kthehen me pikë të plota
BKT
Sport

Nika thotë se nga Podujeva do të kthehen me pikë të plota

Uran Krasniqi/RTKLive

Portieri i Prishtinës, Ardit Nika, beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk do të udhëtojnë kot në Podujevë, porse do të kthehen me pikë të plota në kryeqytet.

Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon të dielën (28 Gusht) ndaj Llapit në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.
"Sfida me Llapin do të jetë shumë e fortë pasi që si ne ashtu dhe Llapi e synojmë majën e tabelës. Ndeshjen e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme që të kemi paraqitje sa më të mirë dhe në Prishtinë të rikthehemi me tre pikë. Për fat të mirë asnjë futbollist nuk do të mungojë në këtë duel", ka thënë ai. "Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ekipi është shumë i motivuar dhe besojmë se do kjo do të sjell efektet e veta në lojë".