United po rikthehet, mposht edhe Southamptonin
BKT
Sport

United po rikthehet, mposht edhe Southamptonin

Uran Krasniqi/RTKLive

"Djajtë e Kuq" i kanë dhënë fund një serie të keqe në Premier League, ku kishin humbur dy ndeshjet e para.

Manchester United ka nisur rikthimin, ku të shtunën ata realizuan edhe fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur si mysafir Southamptonin. 

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 1-0.

Golin e vetëm e ka shënuar portugezi Fernandes në minutën e pesëdhjetë e pestë të ndeshjes. 

Vendasit kanë tentuar barazimin, ku mundësi e madhe ka qenë goditja e topit me kokë nga ana e Joe Aribo, por David de Gea ka treguar shkathtësitë e tij. 

United në ndeshjen e fundit kishte fituar nga Liverpool.