Mehaj: Mirënjohje për SHBA e aleatët evropianë për mbështetje
BKT
Foto arkiv:RTKLive
Lajme

Mehaj: Mirënjohje për SHBA e aleatët evropianë për mbështetje

Valbona Thaçi/RTKLive

Armend Mehaj, Ministri i Mbrojtjes, ka thënë se marrëveshjen e arritur për dokumente ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, duke thënë se reciprociteti është parimi mbi të cilin janë të vendosur të realizojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës.

Mehaj, përmes një postim në Facebook, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për SHBA-në dhe aleatët evropianë për mbështetjen e pakursyer për të mirën e përbashkët.

“Ministria e Mbrojtjes me FSK-në përkrah institucioneve tjera të Republikës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë është dhe do të jetë në shërbim të plotë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm në vend, rajon dhe më gjerë. Vazhdojmë drejt fuqizimit të Republikës, demokracisë, lirisë, paqes dhe integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar ai.

Haxhiu: Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal

Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet.

Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal.

“Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme