Për njohjen e dokumenteve të Kosovës nga Serbia, LS përgëzon Vuçiqin
Jeton Musliu /RTKlive
(E plotësuar) Edhe Lista Serbe, mirëpret marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë. për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse që do të njihen nga dy vendet respektive.
Kjo parti falënderon presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për marrëveshjen e arritur, duke deklaruar se për serbët që jetojnë në Kosovë, kjo është e një rëndësie të paçmueshme.
“Sepse populli ynë e di më së miri se sa net pa gjumë, shqetësime dhe ankthe janë prapa nesh, ndërsa përballemi me 1 shtatorin dhe masat e shpallura të njëanshme nga Prishtina, së bashku me tensionet e shtuara”, deklaron kjo parti.
Lista Serbe shprehet se kjo marrëveshje siguron që askush të mos ketë të drejtë të prekë letërnjoftimet e serbëve nga Kosova.
Sipas tyre, kjo konfirmon edhe një herë prezencën e institucioneve të shtetit serb në territorin e Kosovës.
“Ju kujtojmë se serbët e Kosovës kërkuan dhe morën garanci nga presidenti Vuçiq se askush nuk do të na dëbojë nga pragu dhe sot dëshmojmë se vendi ynë dhe presidenti e kanë përmbushur atë premtim. Nuk ka dyshim se atje janë shumë sfida përpara nesh, por ne serbët nga Kosova po i themi se nuk do të lejojmë as heqjen e targave KM të shtetit të Serbisë dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në këtë dhe t’i japim mbështetje të plotë lidershipit tonë”, deklaron Lista Serbe.

Petkoviq: Marrëveshja për dokumentet ruan praninë e Serbisë në Kosovë
Drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se marrëveshja e arritur për dokumentet për hyrje-dalje midis Kosovës dhe Serbisë, siguron paqe dhe stabilitet.
“Falë përpjekjeve të fuqishme diplomatike të presidentit Aleksandar Vuçiq, sot arritëm të marrim garancitë e nevojshme nga BE-ja dhe në këtë mënyrë të arrijmë marrëveshje për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet serbe. Me të, ne arritëm të sigurojmë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe të ruajmë letërnjoftimet serbe për serbët si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. Prandaj mund të them se kemi lajme të rëndësishme”, tha ai përmes një deklarate me shkrime.
Sipas tij, me këtë marrje është ruajtur prania e shtetit të Serbisë në Kosovë.
“Kjo do të thotë se çdo qytetar i Serbisë që jeton në Kosovë do të mund të lëvizë lirshëm me letërnjoftim serb. Çdo serb në jug dhe veri të Ibrit, pa përjashtim, do të mund të jetojë, punojë normalisht me serbët e tjerë dhe të përdorë letërnjoftimet për të kaluar vendkalimet administrative”, tha ai.
Ai tha se marrëveshja që njeh dokumentet do të shoqërohet me një tekst, ku thuhet:
“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina [Kosova] bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e qytetarëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog më 2011. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovë dhe nuk interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së”.
Petkoviq shtoi se në të ardhmen pret sfida për Serbinë sa i përket çështjes së targave serbe.
Trajkoviç: Sot Vuçiqi u fundos diplomatikisht
V.Thaçi/RTKLive
Mirë që kemi një marrëveshje që do të mundësojë lirinë e lëvizjes, ka thënë Rada Trajkoviç, politikane serbe.
Ajo përmes një postimi në Twitter është shprehur se përmbajtja e marrëveshjes – zyrtarizimi i reciprocitetit të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – tregoi se pas 10 vitesh me Vuçiqin në krye, Serbia jo vetëm është mbështetur diplomatikisht në fund por ajo më nuk është as pjesë e dhomës së dialogut
























