Sveçla: Reciprociteti është vlerë sepse është barazi
BKT
Foto arkiv: RTKLive
Lajme

Sveçla: Reciprociteti është vlerë sepse është barazi

V.Thaçi/RTKLive

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për dokumente në hyrje-dalje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sveçla, përmes një postim në Facebook, ka thënë se nga data 1 shtatori, shtetasit e Kosovës që do të udhëtojnë në Serbi apo përmes Serbisë nuk do të pajisen me dokumentin shtesë në pikat e kalimit kufitar.

 “Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh. Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim. Reciprociteti është vlerë sepse është barazi. Urime të gjithë qytetarëve e na priftë e mbara në angazhimet tjera”, ka thënë Sveçla.

“Ligjshmëria dhe Kushtetutshmëria në vendin tonë janë premisat mbi të cilat do të zbatohen marrëveshjet nga procesi i dialogut”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme