Berlini po përgatitet të shtetëzojë Gazprom Germania
Rtklive
Në Fokus

Berlini po përgatitet të shtetëzojë Gazprom Germania

rtsh.al

Qeveria gjermane ka krijuar një kompani që do të marrë përsipër shtetëzimin eventual të Gazprom Germania, degë e gjigantit rus të energjisë në Gjermani.

Mbikëqyrja e energjisë gjermane kishte siguruar në prill se do të menaxhonte kompaninë, e cila tregton, ruan dhe transporton gazin, në interes të Gjermanisë dhe Evropës.

Kompania mbajtëse, e koduar Securing Energy for Europe Holding GmbH (SEEHG), do të drejtohet nga dy avokatë dhe do të jetë përgjegjëse për investimet e kompanisë.

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë tha se kjo është një masë paraprake në funksion të një ristrukturimi të mundshëm të filialit gjerman të Gazprom.

Filiali u braktis praktikisht në prill, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Shumë shtete evropiane po përgatiten për mungesa të mundshme të energjisë këtë dimër, por Gjermania është ajo që e ndjen më shumë pasigurinë pasi më shumë se gjysma e importeve të gazit për të vinin nga Rusia, deri para luftës në Ukrainë.


MË SHUME NGA Në Fokus