Kryeministri për BBC: Serbët kanë kohë dy muaj për të ndryshuar targat
BKT
Foto: BBC
Lajme

Kryeministri për BBC: Serbët kanë kohë dy muaj për të ndryshuar targat

BBC

Në intervistë për BBC, në emisionin “Hard Talk”, ka folur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve, kryeministri Kurti fillimisht është pyetur nëese është i lumtur për këtë.

“Po, ne kemi pas bisedime ne Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, ka thënë Kurti, duke falënderuar për punën e zellshme, Përfaqësuesin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

“E falënderoj  Borrellin, Lajçak dhe Escobar për punën e zellshme në Prishtinë dhe Beograd, në të njëjtën kohë i falënderoj qytetarët e Kosovës për mbështetjen”, tha Kurti.

Kryeministri në këtë intervistë foli edhe për tensionet që ndodhën një muaj më parë në veri të vendit.

“Janë të bindur të gjithë se çfarë kemi bërë nuk është ilegale”, rikujtoi ai.

Duke folur edhe për afatin që u është dhënë serbëve që të pajisin automjetet e tyre me targa të Kosovës, RKS, Kurti u shpreh se atyre u janë dhënë dy muaj kohë për t’u pajisuar me targat e Republikës së Kosovës.

“Shpresoj që deri në tetor s’do të shohim automjete me targa që s’janë valide”.


MË SHUME NGA Lajme