10:53 / 28.08.2022
Varhelyi e mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi
V.Thaçi RTKLive
Oliver Varhelyi, Komisionari evropian për Zgjerim, e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Përmes një postimi në Twitter, Varhely tha se shpreson që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje të ndërsjellë.
“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, ka shkruar ai.























