11:31 / 28.08.2022
Presidenti i KE , Michel mirëpret marrëveshjen Kosovë - Serbi
RTKlive
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente, për të cilën tha se është në interes të qytetarëve.
“Mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e sotme të arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, për të siguruar një udhëtim të lehtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në interes të qytetarëve”, ka shkruar në rrjetin social Twitter , Michel.























