11:53 / 28.08.2022
Ambasada italiane në Kosovë për marrëveshjen: Fitore për diplomacinë
V.Thaçi/RTKLive
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka uruar arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.
Përmes një postimi në twitter, Ambasada italiane, e ka quajtur fitore për diplomacinë dhe lirinë e lëvizjes.
“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur, e të tjera”, ka shkruar ambasada.























