12:04 / 29.08.2022
Antony te United për 100 milionë euro
B. Halimi / RTKlive
Manchester United dhe Ajax kanë arritur më në fund një marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian Antony.
Gazetari italian Fabrizio Romano njoftoi se braziliani do të transferohet në Manchester për një tarifë prej 100 milionë euro.
Ajax ka refuzuar prej kohësh ofertat nga “Old Trafford”-i, por kur United ofroi çmimin e kërkuar, gjigantët holandezë ranë dakord të linin 22-vjeçarin Antony të largohej.
Ky do të jetë një transferim rekord për ligën holandeze.
Braziliani i talentuar do të nënshkruajë kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në verën e vitit 2027 me opsion për të qëndruar në klub edhe për një sezon.























