Kastrati prezantohet te Fehervar: Shpresoj që Giresse të llogarisë tek unë
BKT
Sport

Kastrati prezantohet te Fehervar: Shpresoj që Giresse të llogarisë tek unë

B. Halimi / RTKlive

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili së fundmi ka kaluar një periudhë të vështirë si pasojë e mosaktivizimit te skuadra polake, Legia Varshavë, tashmë është bërë  me ekip të ri.

Këmbëshpejti nga Hogoshti, të hënën, është prezantuar te skuadra hungareze, MOL Fehervar. Ai me këtë klub ka nëshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025.

“Në bazë të marrëveshjes mes Legia Warszawa dhe klubit tonë, Lirim Kastrati do të vazhdojë karrierën te Fehervari”, thuhet në njoftimin e Fehervarit.

"Disa klube më kanë bërë ofertë në periudhën e fundit, por Fehervar është dëshmuar se është alternativa më e mirë në çdo aspekt. Para se të pranoja ofertën e klubit, fola me drejtorin sportiv István Sallói dhe trajnerin Michael Boris dhe të dy donin që unë të transferohesha këtu. Një nga gjërat më të rëndësishme për një lojtar është të ndiejë besim. Përveç tyre kam folur edhe me ish-shokun tim të skuadrës, Myrto Uzuni rreth futbollit hungarez dhe Fehervarit. Ndjej se kjo do të jetë një mundësi e mirë që të tregohem. Qëllimi im është të performoj në atë mënyrë që përzgjedhësi i Kosovës të llogarisë sërish tek unë. Kam shumë besim se do të kemi një sezon të suksesshëm, me lojë të mira dhe gola”, ka theksuar Lirim Kastrati për faqen zyrtare të klubit hungarez.

Lirim Kastrati do ta mbajë fanellën me numrin 10 te klubi i ri.