Sveçla: Janë arrestuar edhe dy të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares
BKT
Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook
Lajme

Sveçla: Janë arrestuar edhe dy të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

“Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur e janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për dhunimin e vajzës 11 vjeçare në Prishtinë.

“Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal”, ka shkruar ministri në Facebook.

Kreu i MPB-së ka thënë se nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon jetën, integritetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurt për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, ka shkruar Sveçla.


MË SHUME NGA Lajme