YIHR organizon aksionin rrugor `Dera e Pritjes`
Rtklive
Foto,YIHR FB
Në Fokus

YIHR organizon aksionin rrugor `Dera e Pritjes`

RTKlive

Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm.

"Jemi ende në pritje për zbardhjen e fatit të mbi 1600  personave të zhdukur në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë. Pritjen e stërzgjatur dhe shqetësimin tonë për moszgjidhjen e kësaj çështje tashmë e sa vite, po e shfaqim në aksionin rrugor “Dera e Pritjes.”Duke i kushtuar vëmendje të veçantë mirëqenies emocionale, psikologjike dhe shpirtërore të familjarëve të personave të zhdukur dhe qytetarëve, ne vazhdojmë të u bëjmë thirrje institucioneve tona të e prioritizojnë këtë çështje si faktor kyç në procesin e ballafaqimit me të kaluarën", njofton YIHR.

Aksioni rrugor ‘Dera e Pritjes’ do të mbahet më 30 Gusht, në Sheshi Skënderbeu duke filluar nga ora 12:00.
 
 

 


MË SHUME NGA Në Fokus