10:42 / 30.08.2022
Homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur
Donika Sherifi/ RTK
30 gushti Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukur me Forcë, Kosovën e gjenë me mbi 1 mijë e 600 persona ende të pagjetur që nga përfundimi i luftës së vitit 1999.
Në shënim të kësaj dite kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan etj.



























