Pranga personit të 5 të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Pranga personit të 5 të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares

Shqipe Gashi RTKlive

Policia e Kosovës, ka njoftuar se si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe ky është personi i pestë lidhur me rastin e “dhunimit” të një 11 vjeçarjeje, të raportuar dje në Prishtinë. 

Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve G.J dhe XH.S për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të Dhunimit.


MË SHUME NGA Lajme