Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, shkak dhunimi i 11 vjeçares
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, shkak dhunimi i 11 vjeçares

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës", shkroi ministri Sveçla.

"Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Tashmë, sipas tij, kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm  të Policisë së Kosovës, Fehmi Hotin, aktualisht zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

“Me këtë rast falënderoj z.Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, ka shkruar ministri Sveçla.


MË SHUME NGA Lajme