12:30 / 31.08.2022
Jep dorëheqje Drejtori për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve
E.Hoti/RTKlive
Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
"Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale", thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Tutje njoftohet se dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Dorëheqja e Gashit vjen pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.























